Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovls, Naim Maloku i ka dalë në krahë mjekut nga Podujeva, i cili në pamjet e publikuara në media shihet teksa refuzon për t’i shërbyer një pacientë të shtyrë në moshë.
Maloku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në shtetin e Sllovenisë nëse shkon për kontroll të mjeku pas orarit të punës, të thonë “Shko në EMERGJENCË! KRIMINELA”.
Aeroporti i Kukësit drejt përfundimit, kjo është dita kur do të realizohet fluturimi i parë
“Në Slloveni nëse shkon te mjeku pas orarit të punës të thonë:’Shko në EMERGJENCË! KRIMINELA”. Lëshone mjekun nga burgu dhe kompenzone për dëmin që ia keni bërë!”, ka shkruar Maloku.
Dje në media u publikua një video e një pulmologu nga Podujeva i cili duke ngritur zërin, refuzon t’i kryejë shërbime mjekësore ndaj një pacienti të moshuar.
Ndaj mjekut është iniciuar rast në Polici dhe është ndaluar në paraburgim për 48 orë. Aktualisht ai është duke u trajtuar në Emergjencë për shkak të gjendjes së rënduar psiqike dhe tensionit të lartë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.