Sekretari i MSH-së, Naim Bardiqi është pyetur sot nga gazetarët se a mund t’i sigurojë qytetarët e Kosovës se vaksinat e Pfizer do të vijnë në Kosovë.
Në konferencën për media ku ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Bardiqi është përgjigjur prerë në këtë pyetje.
“Nuk e di se është përmendur një sasi e vaksinave. Negociatat që ne i kemi bërë janë jam i sigurt që ju nuk keni qaje në këto dokumente”, ka thënë fillimisht ai.
Më pas gazetarja e pyet: A mund të në siguroni që vaksint e Pfizerit do të vijnë në Kosovë?
“Ajo çfarë ju kërkoni, është sikur të ishim ne prodhuesi. Kërkoj falje mirëpo nuk mund t’ua siguroj atë. Jemi optimist dhe kjo është në duar të prodhuesit dhe profesionalizmit që po e bën Komisioni”, është përgjigjur më pastaj ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.