Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Mitrovicë.
Policia ka konfirmuar për Reporterin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:27.
Reporteri.net ka siguruar edhe pamjet e momentit kur ka ndodhur vrasja.
Një person shihet me armë në dorë teksa kacafytet me disa persona.
Siç shihet, disa persona janë përfshirë në këtë incident.
Duhet theksuar se incidenti ka ndodhur në pjesën ku zhvillohet tregu, pikërisht në ditën e tregut ku ka fluks të qytetarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.