Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme (18 prill 2021). Këtë të diel janë të planifikuara disa aktivitete.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. (Ora 10:00)
Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ismajl Kryeziu, organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Ora 10:00)
Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ismajl Kryeziu, organizon homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Ismajl Kryeziu në Arbanë. (Ora 10:30)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.