Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 22 vjetorin e betejës së zhvilluar të shkëmbi i Gradinës, ka kujtuar të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë, të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë; Islam Kastrati, Halim Bajraktari, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Mentor Gashi dhe shumë të tjerë që u plagosën.
Limaj ka shkruar në Facebook, sot, si çdo vit tjetër, nderojnë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetë i lirë.
“Prilli i 22 viteve më parë, ka qenë muaji ndër më të rëndësishmit në luftën tonë për liri, ku falë heroizmit të ushtarëve tanë të UÇK-së, forcat ushtarake dhe policore serbe e kishin të pamundur t’i afroheshin mbi 85 mijë banorëve, të vendosur në malet e Berishës. Sot, në 22 vjetorin e betejës së zhvilluar të shkëmbi i Gradinës, kujtojmë me pietet të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë, të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë; Islam Kastrati, Halim Bajraktari, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Mentor Gashi dhe shumë të tjerë që u plagosën. Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.