Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ndërsa ka folur për gjendjen e sportit në këtë komunë, ka thënë se stadiumi i qytetit i cili po ndërtohet në këtë qytet do t’i plotësojë kriteret edhe për lojëra ndërkombëtare.
“Stadidumi po ndërtohet, do të jetë ndër më të mëdhatë në Ksoovë. Vëllaznimi për momentin ka probleme, por mendoj shumë shpejt do të kthehet. Ky stadium do t’i plotësojë kërkesat edhe për lojëra ndërkombëtare, do t’i ketë 16 mijë e 600 ulëse, do të jete i mbulluar, që i nevojitet një stadiumi të kategorisë së katërt. Tribuna veriore ka përfundu, shumë shpejt brenda këtij muaji përfundon edhe tribuna perëndimore”, ka deklaruar ai në REPORTERI/INTERVISTA.
I pyetur se kur do të përfundojë, Gjini ka thënë se kjo varet prej fondeve.
“Nëse kemi fonde përfundon shpejtë, nëse jo komuna në vitet që vjen do ta buxhetojë, për tre vite do të kryhet”, ka thënë Gjini.
Ai ka bërë të ditur se deri tani janë ndarë 1.1 milionë euro për dy tribunat, veri edhe perëndim, kurs projekti në total është 8.8 milion deri te karriget.
“Ky stadium do të jetë aset i Kosovës, por fillimisht i futbollit të Gjakovës”, ka deklaruar Gjini.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.