Ditë më pare presidentja Vjosa Osmani e bëri foton zyrtare të cilën drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale sipas ligjit detyrohen ta mbajnë në zyrë.
Kreu i Gjakovës, Ardian Gjini, në REPORTERI/INTERVISTA është pyetur nëse do ta mbajë ai foton e presidentes Osmani në zyrën e tij.
“Në zyrë e mbajë fotografinë që e kërkon ligji, te presidentit ose presidentes. Në momentin që na sjellin foton zyrtare e vendosim. E kam pas foton e z. Thaci, do ta kem edhe të znj. Osmani”, ka deklaruar Gjini.
Ai ka thënë se Osmani është zgjedhur si president me vota, dhe është presidente legjitime.
“Është zgjedh me vota, është shumë legjitime, duhet me respektu ligjin dhe Kushtetutën. A kisha pas me ndodh ndryshe, po patjtetër (të zgjidhet Ramush Haradinaj president), por kjo është çfarë ka ndodh dhe duhet me respektu”, ka deklaruar Gjini.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.