Dy tërmete të fuqishme me madhësi 5.8 dhe 6.2 goditën Tajvanin lindor, njoftoi instituti meteorologjik i ishullit dhe deri tani nuk ka raportime rreth dëmeve.
Tërmeti i parë që tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei ishte në një thellësi prej 15 kilometrash me epiqendrën në Qarkun Hualien në bregun lindor të populluar.
Tërmeti i dytë ishte në një thellësi prej 14 kilometrash, gjithashtu me epiqendrën në Hualien, tre minuta pas të parit, raporton reuters.
Qeveria e qytetit e Taipei njoftoi se sistemi i metrosë po funksionon normalisht pasi trenat u urdhëruan të ngadalësoheshin. Shërbimi zjarrfikës tha se nuk kishte marrë ndonjë raport të dëmtimit.
Tajvani shtrihet afër kryqëzimit të dy pllakave tektonike në Detin e Kinës Jugore dhe tërmetet janë të zakonshëm në ishull.
Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me madhësi 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në 1999.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.