×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa takohet me Apostolovan, këto janë temat që biseduan

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 16:57

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar sot me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.


    Sipas njoftimit të LDK-së, Mustafa dhe Apostolova kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë.

    Mustafa e njoftoi Apostolovan për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.

    Po ashtu i pari i LDK-së, e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

    Ndërsa Apostolova falënderoi Mustafën për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!