×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në autostradën ‘Arber Xhaferi’, katër persona të lënduar

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 17:19

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Babush, ku janë përfshirë dy vetura, një prej tyre taksi.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Policia e Kosovës.

    “Në autostradën ‘Arber Xhaferi’, ka ndodhur një aksident trafiku, ku në bazë të informacioneve të para dyshohet se janë të përfshira 3 vetura me targa vendore.
    Si pasoj e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime, prej tyre 2 janë dërguar për tretman në QKUK”, ka thënë zëdhënësi i policisë Baki Kelani për Reporteri.net.

    Ai thotë se në vendngjarje ndodhen njësitet relevante policore dhe prokurori.

    “Për momentin rruga është e bllokuar përderisa njësitet kompetente të kryejnë procedurat policore në këtë rast”, ka deklaruar Kelani.

    Në vend ngjarje pas aksidentit kanë shkuar edhe autoambulanca që ka marrë të lënduarit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!