Gazetari Ridvan Berisha, ka folur për publikimin e dokumenteve që tregojnë mos-nënshkrimin e kontratës nga Arben Vitia për furnizmin me 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka humbur betejën e pare me mediat.
“Betejen e parë e kanë humbur, zbatimi i forcave në polici ka qenë lajmi më i trishtë i këtyre viteve”, ka thënë Berisha në Kanal10, shkruan Reporteri.net.
Insajderi ka raportuar se të enjten, më 15 prill, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina, por këtë nuk e ka bërë dhe për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.
Por ministri Vitia ka thënë se nuk ka refuzuar ta nëshkruajë marrëveshjen. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.