Kosova ka filluar procesin e vaksinimit anti-Covid e fundit në rajon.
Janë vaksinuar rreth 15 mijë persona derisa Kosova ka pasur në dispozicion vetëm 24 mijë doza të vaksinave.
Procesi i vaksinimit është duke vazhduar, por ende nuk ka asnjë dozë të porositur të vaksinave që pritet t’i vijnë Kosovës.
Infektologu Hamdi Ramadani për Front Online ka thënë se Kosovës i nevojiten 300 mijë vaksina për të arritur imunizimin e popullatës.
“Unë po shpresoj që nëse arrimë që brenda disa muajve të sigurojmë edhe 300 mijë doza të vaksinave dhe në qoftëse imunizohet popullata, që mendoj se do të ishin të mjaftueshme që Kosova të filloj që në masë të madhe ta eliminoj pandeminë”, ka thënë Ramadani për Front Online.
Ramadani po e cilëson si pozitiv procesin e deritanishëm të vaksinimit të stafit shëndetësorë dhe qytetarëve në moshë të shtyrë.
Ai thotë se personat që vaksinohen tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Vendi ynë e ka bërë hapin e dytë që është vendimtarë, hapin e imunizimit, diku mbi 16 mijë janë vaksinuar dhe kjo është një gjë shumë pozitive dhe për ta përshëndetur, pasi janë këta 16 mijë persona të cilët e kanë marrë dozën e vaksinës të cilët edhe nuk do të infektohen nga virusi korona dhe çka është më e rëndësishmja nuk do të pësojnë në humbjen e jetës”, ka thënë Ramadani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.