Deputetja e LDK-së, Valendtina Bunjaku, e pyetur se a pritet që në një të ardhme të afërt deputetët e listës “Guxo”, t’i bashkohen LDK-së, Bunjaku ka thënë se personalisht këtë gjë nuk e sheh të arsyeshme.
“Unë as nuk e shoh as të arsyeshme për me u bashku, unë personalisht po them sepse ata tani kanë Qeveri , kanë ministra në këtë Qeveri dhe se në emër të atyre deputetëve tani janë edhe pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen edhe tek e fundit fjala e dhënë duhet mbajt. Ata kanë dalë me një listë, kanë garu me një listë, qytetarët i kanë votu dhe tash e kanë mundësinë me tregu realitetin dhe me punu për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës edhe pse fillimi është jashtëzakonisht i keq”, ka shtuar Bunjaku për FrontOnline.
Ndërsa, ka deklaruar se LDK-ja është parti institucionaliste dhe se kjo parti nuk ka ndryshuar asnjëherë, por ka ndryshuar Vetëvendosja me ardhjen në pushtet.
Ditë më parë në një intervistë, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka ngritur dilema për një marrëveshje të fshehtë mes kryetarit të LDK-së dhe Vjosa Osmanit për votimin e saj si presidente.
“Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani kanë pasur një takim. Ndoshta Osmani ka marrëveshje me Abdixhikun. Pa një marrëveshje politike si opozitë nuk ka logjikë me votu presidentin”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.