Sfida me Sassuolon duhej të ishte mjaft e rëndësishme për Milanin që synonte një vend në zonën Champions të renditjes, megjithatë përfshirja e kuqezinjve në listën e klubeve nismëtare të Super Ligës ka zbehur disi këtë objektiv.
Tekniku i Milanit, Stefano Pioli ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku theksoi se synimi i klubit mbetet i njëjtë, të renditet në katërshen e më të mirave, teksa iu shmang pyetjeve mbi Super Ligën Evropiane.
“Unë ndjek këshillat e drejtuesve të mi, që më kanë udhëzuar të përqendrohem te puna e përditshme me ekipin. Mendoj se nuk është momenti i duhur për të dhënë mendimin tim për situatën” – tha Pioli.
Ai tutje tha se Milani ka synim Champions Leaguen dhe do të përpiqen ta arrijnë sa më parë.
“Milani ka vite që nuk renditet në katërshen e parë dhe do të jetë një goxha arritje nëse ia dalim këtë sezon. Objektivi mbetet i njëjtë dhe duam ta sigurojmë sa më shpejt renditjen në katërshen e parë” – u shpreh trajneri i Milanit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.