Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i një sulmi të armatosur ditën e sotme në Long Island, pak kilometra nga qendra e Nju Jorkut, dhe mund të kishte qenë shumë më i madh.
Ngjarja ka ndodhur në një supermarket qenë atë orë të mëngjesit të vonë amerikane ishte i mbushur me të paktën 200 persona, sipas dëshmitarëve të terrorizuar.
Autori mbante një maskë, por u identifikua si 30 vjeçari , një ish-punonjës në atë biznes, ndërkohë që viktima është një punonjës 49-vjeçar.
Vrasësi u largua menjëherë dhe me shumë mundësi është zhdukur me një autobus që kalonte aty pranë, duke fshehur armën. Ai po kërkohet nga forca të shumta policore, ndërkohë që shkollat dhe zyrat në zonën e Nju Hampsted ku ka ndodhur ngjarja janë mbyllur nga autoritetet.
Dy ditë më parë në SHBA ndodhi një ngjarje e ngjashme, ku për orë të tërë banorët e Austin në Teksas u tmerruan nga një ish-detektiv që pasi vrau tre persona në një zonë afër një qendre tregtare, u zhduk nga vendngjarja ende i armatosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.