×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Gllarevë të Klinës, ka edhe të lënduar

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 20:02

    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh rrugës për në Gjakovë, ku raportohet se ka edhe persona të lënduar.


    Reporteri.net ka kontaktuar me Albin Sahtqijën shef i policisë së trafikut në Gjakovë, por ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur tek një fshat i Klinës, tek vendi i quajtur “rrasat e Gllarevës” dhe se policia rajonale e Pejës mund të japë informacionet më të detajuara.

    Reporteri.net ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë së Pejës Xhevat Ibraj për aksidentin në fjalër por ai ka pohuar se nuk është informuar nga hetuesit policor ende.

    Në fotot e siguruara nga Koha.net shihet një kombi që transporton udhëtarë i cili është aksidentuar dhe në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca.

    Kujtojmë se sot ndodhën edhe dy aksidente trafiku në Prishtinë.

    Njëri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Babush, ku janë përfshirë dy vetura, një prej tyre taksi dhe tjetri te shkolla “Ali Sokoli” ku një motoçiklist mbeti i lënduar pasi u përplas nga një veturë. /Reporteri.net/.

    Aksident në autostradën ‘Arber Xhaferi’, katër persona të lënduar

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!