Ish presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas vendimit të gjykatës amerikane për dënimin me 40 vjet burgim për vrasësin e George Floyd, policit i cili para një viti ia kishte shkaktuar vdekjen duke ia vendosur gjurin në qafë.
Me anë të një postimi në Facebook, Obama shkruan se drejtësia është vënë në vend dhe se amerikanët me ngjyrë ende jetojnë me frikë se mund të pësojnë njëjtë si Floyd.
“Sot, një juri në Mineapolis bëri gjënë e duhur. Për gati një vit, vdekja e George Floyd nën gjurin e një polici ka bërë jehonë në të gjithë botën – duke frymëzuar piktura e murale, duke shkaktuar biseda në dhomat e ndenjës dhe legjislacionin e ri. Por një pyetje më themelore ka mbetur gjithmonë: a do të vihej drejtësia? Në këtë rast, të paktën, ne morëm përgjigjen tonë. Por nëse jemi të sinqertë me vetveten, ne e dimë që drejtësia e vërtetë ka të bëjë më shumë sesa me një vendim të vetëm në një gjyq të vetëm”.
Obama më tej shkruan se është fakt që Amerikanët e Zinj çdo ditë janë duke u trajtuar ndryshe dhe se jetojnë ne frikë që takimi i tyre i ardhshëm me zbatuesit e ligjit mund të jetë edhe i fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.