Policia e Kosovës ka njoftuar se person të panjohur kanë hyrë në një xhami në Gjilan dhe nga kasaforta që gjendej brenda xhamisë kanë vjedhur 600 euro.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Fadil Jakupi” në Gjilan.
“Rr. Fadil Jakupi. Gjilan 16.04.2021 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga kasaforta kanë vjedhur 600 (gjashtë qind) € para”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.