×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama e quan Metën personazh qesharak e trupërues, paralajmëron shkarkimin e tij

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 22:14

    Kryeministri Edi Rama ka komentuat veprimet e Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë televizive, Rama paralajmëron shkarkimin e tij nëse pas 25 Prillit do të marrë mandatin e tretë.


    Kreu i qeverisë e cilësoi kreun e shtetit si personazh qesharak me të cilin do të merren pas përfundimit të procesit zgjedhor.

    “Presidenti shkarkohet me 2/3 e parlamentit, më pas shkon në Kushtetuese dhe gjykata me një tjetër kuorum atje duhet të….Ne jemi tani në një proces zgjedhor, me përfundimin e procesit zgjedhor, sigurisht ne do të ulemi dhe do të shikojmë çfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak dhe turpërues për të gjithë Shqipërinë” tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!