Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar me origjinë shqiptare si bashkëpunëtor të masakrës së Nicës të 14 korrikut 2016. Bëhet fjalë për të riun Endri Elezi, i cili u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s në Itali.
Sipas mediave italiane 28-vjeçari shqiptar ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.
I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi.
Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nicë të Francës humbën jetën mbi 80 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.