×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërndarja e materialeve zgjedhore në shqipëri, Celibashi: Në këto qarqe përfundon sot

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 13:50

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” njofton se ditën e sotme përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier dhe Berat.


    Reagimi:

    Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier dhe Berat.

    Nesër do të shpërndahen materialet zgjedhore në qarqet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë.

    Në çdo QV do të ketë shabllonë (për Fletën e Votimit) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!