Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati, ka njoftuar se do të bëjnë ndërtimin e 11 shtëpive në Komunën e Deçanit për familjet në nevojë.
Kastrati ka thënë se pas nënshkrimit të memorandumit bashkëpunimit me Komunën e Deçanit për ndërtimin e këtyre shtëpive, sot ka filluar ndërtimin e tyre.
Për secilën shtëpi që do të ndërtohet, Komuna e Deçanit do t’i jap nga pesë mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përmes donatorëve të saj.
Kastatit ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive në gjithë Kosovën, për familjet me kushte të rënda ekonomike. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.