×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Gjilan ndalon një person të dyshuar për rastin “Karaçeva”

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 16:09

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person të dyshuar për rastin “Karaçeva”.


    I dyshuari është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të pandehurin V.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I dyshuari gjendet në ndalim për 48 orë, ndërkaq do të kërkohet edhe masa e paraburgimit ndaj tij.

    I pandehuri V.B., dyshohet se gjatë vitit 2020, në mënyrë ilegale ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinon e quajtur ‘’Admiral’’, në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës. I njëjti me vendim të prokurores së rastit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!