Një burrë me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane me 17 kg kokainë. Ai po udhëtonte me një automjete pranë Via Larga, por targat e klonuara e tradhtuan atë.
Shqiptari tentoi të arratisej, por shpejt përfundoi i aksidentuar. Policia e Bolonjës e arrestoi atë për sasinë e drogës, e ndarë në 16 pako brenda makinës.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e policisë ishte pikërisht targa, nga e cila doli se ishte e falsifikuar. Në përpjekje për t’iu afruar makinës nga hetuesit, shoferi arriti të largohej. Pasi hyri në ambientet e qendrës tregtare, u përplas me dy makina, duke humbur kontrollin e automjetit dhe duke u përmbysur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.