×
  • Lajme
  • Lajme

    Green Art Center – Prishtina: Dita e Tokës na rikujton se duhet ta duam Tokën çdo ditë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 21:14

    Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Green Art Center – Prishtina (GAC) me bashkëpunëtorët e saj organizuan aktivitete mjedisore në mbarë vendin.

    Manifestimi qendror për shënimin e kësaj dite të rëndësishme mjedisore u organizua në bashkëpunim me Shkolla e Gjelbër – Prishtinë, me c’rast të pranishëm ishin edhe znj. Shpresa Shala, drejtoreshë e arsimit pranë Komunës së Prishtinës, z. Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv I Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, znj Fahrije Latifi Retkoceri, drejtoreshë e Shkollës së Gjelbër dhe z. Lorik Mucaj, themelues dhe drejtor i GAC.

    Meqë edhe motoja botërore e sivjetme për Ditën e Tokës ështe “Rigjenerimi i Tokës” (#RestoreOurEarth), me të cilën synohet që të bëhet thirrje për kujdes më të madh për tokën, kontribut për regjenirimin e saj (përmes mbjelljeve dhe trajtimit të tokës) e në veçanti për mbajtjen pastër të hapsirave të gjelbra, edhe Green Art Center – Prishtina (GAC) si të gjithë dashamirët e tokës përmes aktiviteteve të ndryshme synoi të promovoj këto vlera dhe vuri në pah të problemet më të mëdha mjedisore në Kosovë.

    Znj.Fahrije Latifi Retkoceri, drejtoreshë e shkollës së gjelbër, theksoi se me rastin e 10 vjetorit të themelimit të shkollës së gjelbër, si edhe çdo vit tjetë, për ditën e shkollës e shënojnë edhe ditën e tokës. Ajo falenderoi GAC dhe të gjitha institucionet e në veçanti nxënësit, arsimtaret dhe klubin e gjelbër të shkollës për angazhimin e tyre.

    Znj. Shpresa Shala, drejtoreshë e DKA në Prishtinë theksoi se janë të angazhuar që të pasurojnë përmbajtjen ekstrakurikulare përbrenda sistemit të arsimit dhe një herësh vuri në pah rëndësinë e klubeve dhe grupeve të nxënësve Brenda shkolla e në veçanti klubet e gjelbra të cilat janë themeluar në bashkëpunim me GAC.

    z. Lorik Muçaj, Drejtor i GAC, në mes tjerash theksoi rëndësinë e kujdesit ndaj tokës dhe stimulimit të gjelbërimit dhe punimit të tokës si masë të domosdoshme për rigjenerimin e saj. Krahas tjera z. Muçaj shtoi se “Këtë vit, GAC, krahas aktiviteteve me klubet e gjelbra dhe angazhimit të zhvillimit të projekteve në zona turistike, synon të vazhdojë të kërkoj zgjidhje për rivitalizimin e deponisë së Mirashit dhe të bashkëpunoj me akterët institucional me qëllim që të jetësohet krijimi I deponisë së re dhe të filloi rivitalizimi i asaj të Mirashit, të cilën e cilësoi si “bombë eologjike” e cila po kërcënon jetë njerëzish.

    Në kuadër të këtij aktiviteti qendror për ditën e Tokës, Green Art Center – Prishtina me vullnetarët e saj dhe nxënësit e klubit të gjelbër promovuan rëndësinë për kujdes ndaj tokës, rëndësinë e përdorimit të energjisë së ripërtritshme, realizuan aksion pastrimi dhe mbjelljeje si dhe hapën ekspozitën e realizuar në bashkëpunim me rrjetin botëror të organizatave që shënojnë ditën e tokës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!