×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri te “Rruga B”, policia jep detaje

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 23:09

    Mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë tek Rruga B në Prishtinë.


    Forca të mëdha të policisë janë parë në vendin e ngjarjes ndërkohë që ende nuk është raportuar për viktima.

    Në këto pamje të siguruara nga Gazeta, shihet një prezencë e madhe e Policisë së Kosovës.

    E lidhur me këtë, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje të reja.

    “Rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.”

    “Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Borovci për Reporterin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!