Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, ka thënë se prioritetet dhe mesazhet parazgjedhore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po vërtetohen, pasi sipas tij, ky i fundit nuk është i interesuar për dialog.
Deklaratën e tij, Selakoviq e bazoi te qëndrimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit tha se Kosova do të zhvillojë dialog me Serbinë të bazuar në parime të qarta, gjersa, sipas saj “ndryshimi i kufijve është një logjikë që i takon shekullit të kaluar”.
“Mesazhet parazgjedhore të Albin Kurtit se dialogu me Beogradin s’është prioritet për të po vërtetohet. Diçka e tillë është konfirmuar sot, në të vërtetë del se ai nuk është i interesuar për dialog apo kompromis”, tha Selakoviq.
Ai gjithashtu vlerësoi se deklaratat dhe sjellja Vjosa Osmanit tregojnë se Prishtina “në thelb nuk dëshiron dialog”.
“Mesazhet e përfaqësuesve të Prishtinës se do të ri-konsiderojnë marrëveshjen e Brukselit për të ‘rinisur dialogun me Beogradin, të cilat, kujtoj, janë kryer me lehtësim dhe garanci nga Bashkimi Evropian, janë çmenduri politike dhe kërkon reagim urgjent nga të gjithë ata që duan stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Selakoviq.
Të enjten, pas takimeve në Kosovë me krerët e vendit, kryediplomati gjerman, Heiko Maas është nisur drejt Serbisë ku nesër do të takohet me krerë institucionesh të Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.