×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi tregon nëse ia ka uruar Vjosa Osmanit pozitën e shefes së vendit

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 23:53

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka treguar se a komunikon me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


    Ai tha se nuk ka pasur komunikim, gjersa shtoi se “gjatë këtyre 5 vjetëve jam sulmuar pse kam qëndruar në sallë kur u votua Thaçi president”.

    “Nuk kam pasur komunikim. Ky proces ka nxjerrë edhe disa të vërteta tjera. Gjatë këtyre 5 vjetëve jam sulmuar pse kam qëndruar në sallë kur u votua Thaçi president. Por unë nuk kam votuar. Nuk kam qenë pjesë e kuorumit por kam qenë në sallë. Ja thashë edhe Osmanit. Unë po qëndroj në sallë por pastaj nuk po hedhi votën në kuti.”

    “S’kam pasur asgjë ndaj Thaçit. Por besoja që Thaçi nuk ishte njeriu i duhur në atë pozitë. Ka qenë betejë politike. Sot ai ka shkuar në Hagë atje prej pozitës së Presidentit”, tha ai në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!