Një person ka raportuar në Polici se dy persona kanë tentuar ta vrasin duke qëlluar drejt tij me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Sipas viktimës, derisa ai ishte duke lëvizur me veturë, dy të dyshuarit i kanë bërë me shenjë të ndalet dhe më pas njëri nga ta ia ka ekspozuar armën.
Viktima ka tentuar të ikë dhe i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar në veturë me katër predha.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se viktima nuk ka lëndime vetëm janë vërejtur predhat në veturën e tij. Të dyshuarit nuk janë takuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net