×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Digjet një veturë në mes të rrugës, Policia nis hetimet

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 8:42

    Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit.


    Mjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët rreth mesnatës së kaluar teksa ndodhej i parkuar në rrugën “Petrit Llaftiu”, në lagjen 15 të qytetit, shkruan Top Channel.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe ende nuk mund të flitet për një zjarrvënie të qëllimshme apo zjarr aksidental, shkaktuar nga ndonjë problem teknik i mjetit.

    Ndryshe, janë të shhpeshta rastet kur sulme të tilla ndodhin në mes të rrugëve dhe mbesin të pazbardhura me vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!