×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i EULEX-it emocionohet me portretin e Rugovës, e quan “babai i Kosovës moderne”

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 14:47

    Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka takuar sot kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.


    Lidhur me këtë takim ka njoftuar vetë Wigermark në profilin e tij zyrtar në twitter, duke rikujtuar vizitën e parë në Prishtinë si diplomat suedez të realizuar në vitin 1992.

    Wigermark thotë se atë botë kishte takuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, të cilin Wigemark e quan edhe “babai i Kosovës modern”.

    “Përgjatë vizitës time të parë si një diplomat i ri suedez në Prishtinë në gushtin e vitit 1992 isha i nderuar të takoha babain e Kosovës modern dhe presidentin e saj të parë, Ibrahim Rugova. Të qëndruarit pranë portreitt të tij me liderin e ri të partisë së vjetër të Rugovës, ishte një ndjenjë disi historike”, ka shkruar Wigemark.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!