Ka ndërruar jetë njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi më 17 maj në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Në këtë aksident të rëndë ishin përfshirë dy vetura dhe një kamionetë, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës, ku thuhet se i aksidentuari nuk kishte mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Të lënduar në këtë aksident kishin mbetur edhe tre persona të tjerë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.