Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me përplasjen e deklaratave të Ambasadores Amerikane Yuri Kim dhe Presidentit Meta, mbrëmjen e së premtes.
Ndërsa Meta ka ftuar në një përballje televizive Ambasadoren dhe Kryeministrin Rama, ky i fundit e ka cilësuar presidentin një turp kombëtar. Në studion e Top-Channel, Rama u shpreh:
“Ka dalë si të marrët në lagje, hajde dil këtej të flasim bashkë, hajde ulu, zbrit të flasim. Çfarë presidenti është ky? Ky është një turp kombëtar, turp shoqëror , turp i çdo familjeje që ka fëmijë e duhet t’i edukojë. Një i dehur që thotë, hajde të ftoj këtu, hajde ke Çim Peka. S’do ke Çim Peka, hajde ke Çim Selami, s’do ke Çim Selami, hajde ke Çim Hysa”, u shpreh Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.