Mbrëmë në Vushtrri ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një vajzë e mitur ka plagosur me armë hallën e saj.
Sipas policisë e mitura e ka shkrepur armën nga pakujdesia në dhomën e ndejës, ku gjendej bashkë me hallën, shkruan Reporteri.net.
Halla e saj, e cila ka mbetur e plagosur është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62mm.
Policia njofton se arma ishte në pronësi të babait të së miturës.
Për rastin, Policia e ka njoftuar edhe prokurorin publik. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.