×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Deklarata e Ambasadores Amerikane është një turp, e ftoj në studio

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 8:29

    Presidenti Meta e ka cilësuar një turp deklaratën e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, e cila tha se ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre.


    Kim e cilësoi të papranueshëm kërcënëimin se qytetarët do të rrëmbejnë “sfurqet” në 25 prill, ndërsa Meta ftoi në studio Ambasadoren dhe Kryeministrin Rama, të ballafaqohen para shqiptarëve.

    “Deklarata e Yuri Kim eshte nje turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramen te ballafaqohemi para shqiptareve”, u shpreh Presidenti. Ai tha gjithashtu se Ambasadorja kishte vepruar në mënyrë të njëanshme.

    “Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme”, tha Meta në një studio televizive.

    Reagimi i Yuri Kim në Twitter:

    Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të rrëmbejnë “sfurqet” në 25 prill, apo nëse ata nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënime. Ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Mjaft.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!