×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në heshtjen zgjedhore, Sali Berisha e nis ditën me një fotografi të Kim Kardashianit duke e quajtur divë të botës

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 9:28

    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh kandidati nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, e nisi ndryshe ditën e heshtjes zgjedhore.


    Ai publikoi në faqen e tij zyrtare në Facebook një fotografi të super yllit me famë botërore, Kim Kardashian.

    Bëhet fjalë për një imazh ku Kim pozonte me dy gishtërinjt e ngritur lartë, e që njihet përndryshe si simbol i demokratëve.

    Duke shfrytëzuar gjestin artikulues të demokracisë që Kim ka bërë në këtë fotografi, Berisha vendosi që ta ndajë imazhin me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetin social Facebook.


    Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë madje nuk ka nguruar që ta quajë Kim Kardashianin një “divë të botës”.

    “Një mirëmëngjes special nga diva e botës Kim Kardashian”, shkroi Berisha në mbishkrimin e fotografisë së Kim, të cilën ajo e kishte publikuar në Instagram pak kohë më parë me mbishkrimin “Mirëngjes botë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!