×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj ia uron Thaçit ditëlindjen: Kosova të pret, ne të presim

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 11:15

    “Qoftë kjo ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojmë së bashku, president”.
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi.


    Në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar Thaçin si një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

    “Me 24 prill, 53 vite më parë, në Burojë të Drenicës u lind Hashim Thaçi. Një mik si asnjë tjetër dhe një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës duke u mishëruar përgjithmonë me të. Udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngusht e të pandashme nga emri i tij”.

    “Në ditëlindjen e tij të 53-të, me zemrat e lënduara që nuk e kemi pranë nesh, por, padyshim krenar për atë që ai përfaqëson, i dërgojmë urimet më të ngrohta themeluesit të shtetit tonë. Qoftë kjo ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojmë së bashku, president. Kosova të pret. Ne të presim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!