×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Klinë, lëndohen katër persona

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 10:38

    Të martën në fshatin Gllarevë të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura është përplasur në një breg dheu. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.


    Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku vetura të cilën po e drejtonte i dyshuari i cili gjatë vozitjes si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u përplasur kështu në një breg dheu.

    Së bashku me të dyshuarin në veturë kanë qenë edhe katër pasagjere të cilat kanë pësuar lëndime trupore, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

    Të lënduarave iu është ofruar tretman mjekësor, ku tri prej tyre më pas janë liruar për në shtëpi, ndërsa dy të tjera mbeten në trajtim të mëtutjeshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!