×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kjo është videoja ku kandidati i LSI-së në Shqipëri dëgjohet duke blerë vota

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 11:33

    Është shpallur në kërkim kandidati i LSI-së në Shqipëri, Etion Joka, pas publikimit të një videoje ku dyshohet se ai tentoi të blente vota.


    Ai po dyshohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

    Policia thotë se ka arrestuar Edison Babon i cili dhe ai shfaqet në video duke bërë pazare për blerjen e votës, ndërsa kërkojnë ende Etion Jokën.

    Kjo është videoja ku shihet dhe dëgjohet se si kandidati i LSI Etion Joka dyshohet se ka blerë votat në Tiranë. Por jo vetëm kaq, në një video tjetër Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI-së, raporton Top Channel.

    “Tako Monikën, fol me Monikën”, thotë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!