×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Kurti e Mustafa, nisin punën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 10:47

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa janë takuar gjatë ditës së sotme.


    Lajmin e ka bërë të ditur kreu i VV-së, Albin Kurti i cili ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për situatën politike në vend dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka konfirmuar se të dy këto parti janë pajtuar për hapat e nevojshëm për rrëzimin e Qeverisë.

    “Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

    Ndryshe, ditë më parë kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se do të zhvillojë takime edhe me partinë tjetër opozitare PSD për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!