×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes njeriu që iu gatuante ushqim ushtarëve të UÇK-së gjatë luftës

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 12:39

    Ka vdekur Isuf Longi, i cili gjatë kohës së luftës ka qenë kuzhinier, i cili u ka gatuar ushqim ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës.


    Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.

    Ai tha se do ta kujtojnë atë për kohën e Luftuës së UÇK-së dhe rolin e tij si kuzhinier në atë kohë.

    “Kur njerzit që ke njohur ndahen nga jeta, mundohemi t’ju kujtojmë diçka që ti mbajmë në mendje. Isuf Beqirin e Ramosajve, do e kujtojmë gjatë për kohën e Luftës së UÇK-se, dhe rolin e tij si kuzhinier në atë kohë të lavdisë.
    Prehu ne paqe Isuf Longi”, ka shkruar Ramosaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!