×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti kur shefi i policisë së Divjakës afrohet për të rrahur aktivisten e PD-së

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 15:24

    Aktivistja e PD-së në Divjakë, Elsa Bita, ka përfunduar në spital sot për shkak të një videoje-denoncuese që ajo publikoi në Fb.


    Në ditën e heshtjes zgjedhore, Bita ka filmuar me celular një takim elektoral të Partisë Socialiste në Divjakë, ku ishin thirrur të gjithë punonjësit e administratës dhe dëshmi ishin makinat e parkuara që kishin bllokuar rrugën.

    Në videon që ajo e shpjegon vetë, shihet momenti i fundit kur paralajmëron se pret të vijë Policia, pasi prania e saj me celular është pikasur.

    Elsa Bita dëgjohet të thotë në video:Të gjitha këto makina janë të parkuara para lokalit se po bëhet mbledhje. Siç e shikoni, nuk e di nëse do të vijë Policia apo jo se është jashtë normave të lejuara. Po bëhet mbledhje dhe është e palejueshme. Janë të gjitha makinat e administratës dhe po bëhet mbledhje brenda në lokal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!