×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron Thaçin: Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 17:07

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka uruar që kjo të jetë ditëlindja më e keqe e jetës së Thaçit, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde, shpresoj që dollinë do e ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ditëlindja e 53-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve.

    Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

    Arsye për këtë kishte qenë ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në ditëlindjen e tij të 52-të .

    Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!