×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet Llepota, pritet të ekstradohet nga Spanja në Kosovë

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 17:34

    Arrestohet Astrit Mehmeti i njohur me njofkën “Llepota”, i cili ndodhej në arrati për më shumë se një vit.


    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se Llepota është arrestuar në një vend turistik të premten në Spanjë, dhe pritet të ekstradohet në Kosovë.

    Ai është arrestuar në bazë urdhërarresti ndërkombëtarë, lidhur me rastin e plagosjes në në Duplex.

    Llepota kishte plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex”, para një viti e gjysmë në Prishtinë.

    Astrit Mehmeti, kishte qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!