Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për ngjarjen në Divjakë ku një aktiviste e PD Elsa Bita ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit pasi po filmonte.
Ndërkohë Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se kjo është një ngjarje që mund të parandalohej, pasi sipas tij nëse katër kallëzimet penale për shefin e komisariatit do të ishin hetuar në kohë.
Ndër të tjera Presidenti i Shqipërisë ka bërë me dije se në Shqipëri nesër do të jetë edhe referendum kundër dhunës dhe pro paqes.
“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të
Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.
Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.
Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë”, shkruan Meta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.