×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojë edhe Ambasada e SHBA-së

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 18:53

    Ambasada e ShBA-së ka njoftuar se është gati për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri.


    “Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer“, theksohet në njoftim.

    Ambasadorja e Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka qenë e pranishme në sferën politike, ku ka bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe u ka kërkuar drejtuesve të partive politike të mos nxisin konflikte.

    Sot, Kim u takua me kryedemokratin Basha, ku përsëriti thirrjen për zgjedhje të lira dhe të qeta. “Ne e ritheksojmë se nuk mbështesim asnjë forcë politike apo kandidatë. Por, në mënyrë absolute mbështesim të drejtën për të gjithë qytetarët të votojnë paqësisht dhe të lirë”.

    Madje, dje ambasadorja i kërkoi Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ndjekë penalisht këdo që përpiqet të pengojë qytetarët të votojnë të lirë.

    “Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!