×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia i reagon Bidenit: Fjalët s’mund ta ndryshojnë historinë

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 21:46

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të shtunën edhe zyrtarisht e konsideroi masakrën e Perandorisë Osmane ndaj popullit armen si gjenocid.


    Për këtë ka reaguar Turqia zyrtare duke thënë se e hedhin poshtë këtë deklaratë “të bazuar vetëm në popullizëm”.

    Këto deklarime i ka bërë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

    “Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë.”

    “Fjalët s’mund ta ndryshojnë ose ta rishkruajnë historinë”, ka shkruar ai në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!