×
  • Lajme
  • Lajme

    13-vjeçari nga Fushë Kosova që vdiq në gjumë mbante familjen nga lëmosha që merrte

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 21:53

    Një djalë i mitur nga Fushë Kosova është gjetur i vdekur në gjumë nga babai i tij.


    Një karrige e peshqir janë vendosur para derës së familjes Puçolli nga Fushë Kosovë.

    Kjo simbolikë e hapjes së dyerve për ngushëllime pas vdekjes së një familjari, nuk është krejt e zakonshme për ta.

    Babai i tij Halit Buçolli që e gjeti të birin të vdekur në dhomën e tij.

    Elmedini qëndroi dy ditë në aeroportin e Prishtinës, e pasi që erdhi në shtëpi ai vdiq derisa po flinte.

    E që Elmedini kishte pasur një jetë të vështirë e thonë që të gjithë.

    Puçolli tregon se si i biri 13 vjeçar nuk vijonte mësimin, por sigurohej që e gjithë familja të mos mbetej pa ushqim.

    Trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Mjekësi Ligjore për obduksione. Kështu bënë të ditur Policia.

    Elmedini duket se është emër i njohur nga të gjithë në Pazarin e Fushë Kosovës.

    Duke thënë se ishte zemërmirë dhe shumë intelegjent, banorët po kërkojnë drejtësi nga shteti për humbje të fëmijëve të tyre.

    I pikëlluar për Elmedinin dhe gjithë rastet e ngjashme është përfaqësuesi i lagjes Bashkim Krasniqi.

    13 vjeçari dhe angazhimi i tij njihej edhe përtej lagjes së tij.

    Në kafenetë ku Elmedini kishte shkuar për të kërkuar lëmosha u shprehën të mërzitur për vdekjen e tij.

    Pasi rasti u lajmërua në Polici nga babai, ky institucion po vazhdon hetimet për rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!