×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Voton Sali Berisha: Me gjitha përpjekjet antiligjore, votimi po ecën i sigurt drejt fitores

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 10:21

    Ish-kryeministri  shqiptar, Sali Berisha ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën “Kosova”.


    I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ish-kreu i Partisë Demokratike ka apeluar që qytetarët të votojnë për të ardhmen dhe familjet e tyre.

    “Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetar, të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të votojë për sakrificat e tij, për familjen, për fëmijët, për nipërit, për emigrantët që një regjim në largim i bllokoi, u shpiki karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votën e tyre.

    Të votojë për të gjithë ata që i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores, me-gjithë përpjekjet e përpëlitjet antiligjore, të pamoral, të ikanakëve. Fitorja po bëhet çdo sekondë, çdo minutë më e madhe e më e fuqishme”, deklaroi Berisha, raporton ABC News, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!