×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tensionohet situata në Shqipëri, sherr mes përfaqësueseve të PD, PS dhe LSI

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 10:30

    Situata në Bashkinë e Divjakës ka vijuar të jetë e tensionuar edhe sot në ditën e votimit pas incidentit të ndodhur dje me një aktiviste të PD.


    Gazetarja e Euronews Albania, Rezarta Delisula raportoi se në një nga qendrat e votimit ka pasur një konfrontim fizik mes përfaqësuesve të PS, PD e LSI.

    Përplasja ka ndodhur për shkak se sipas asaj që raportoi gazetarja Delisula, dy kandidatet për deputete të PD dhe LSI qëndronin shumë pranë qendrës së votimit, çka është në kundërshtim më kodin zgjedhor. Kjo ka sjellë edhe reagimin e përfaqësuesve të PS, që janë përfshitë në konflikt fizik me ata të dy partive të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!